Falë AppAnnie.com dhe përdoruesit të Reddit, kemi një udhëtim vizual gjashtë vjeçar të aplikacioneve më popullore dhe këtë e tregon infografiku i mëposhtëm përgjatë viteve 2012-2017.
Siç e tregon edhe grafiku mëposhtë, Minecraft ka patur një rrugëtim të qëndrueshëm në popullaritetin e tij jo vetëm të shkarkimeve por edhe blerjeve në Android dhe iOS që nga 2013-ta.
Por çfarë ka ndodhur e Facebook në iPhone? Që nga 2016-ta ka humbur nga lista e aplikacioneve më popullore.
Në grafik mund të vëreni edhe ngritjen dhe rënien e platformave të ndryshme të medias sociale ku do të shikoni Spotify të zëvendësojë Pandora, Youtube të bëhet një prej lojtarëve kryesorë dhe Snapchat të futet në mesin e të mëdhenj si Facebook dhe Instagram.
Mund të bëheni edhe nostalgjik të shikoni teksa Angry Birds të shndërrohet në fiksim por edhe shqetësim. /PCWorld Albanian