A ju ka thënë ndonjëherë dikush që të veni majonez në flokët tuaj?
A vshtë betuar për vaj ulliri dhe uthull molle për të parandaluar zbokthin? Nëse ndonjëherë jeni përgjigjur me Po, atëherë nuk jeni të vetmit. Gjyshet latine dallohen për produkte shtëpiake të lëkurës dhe bukurisë për vite me rradhë. Por, a funksionojnë në të vërtetë këto? Rezulton që po! Këtu po ju paraqesim 6 truqe bukurie që mbështeten nga shkenca.
1. Përdorni avokado ose majonez si kondicioner i thellë. Të dyja këto produkte, më kanë treguar nëna dhe gjyshja, përbëjnë një maskë të thellë të kondicionuar dhe nuk e kanë gabim: avokadot janë të mbushura me vitaminë B, e cila nxit rritjen e flokëve dhe vitamin E, e cila bën riparimin e dëmtimit të kokës.
Marisel Rodriguez, stiliste flokësh dhe pronare e dyqanit “The Alley Shop Salon”, Florida, thekson se ajo preferon përdorimin e majonezit. Bëhet nga e verdha e vezëve që përmbajnë aminoacide L-cisteine. Kjo i jep shkëlqim, force dhe strukturë flokëve tuaj.
Provoni: përzieni një avokado (ose zëvendësoni me një filxhan majonez) si dhe kombinoni atë me të verdhën e vezëve si dhe ¼ filxhan vaj ulliri. Përzijeni me pak ujë deri sa të krijojë një lloj paste të qëndrueshme si masazhë për flokët. Kapni flokët në maje të kokës dhe lërini lirshëm. Në ujë të nxehtë, merrni peshqirin dhe mblidhni flokët në ujë të nxehtë. Lëreni të veprojë për 20 minuta, pastaj pastroni me ujë të ngrohtë.
2. Lani flokët me uthull molle për të trajtuar zbokthin. Sipas Martha H.Viera, dermatologe, thuhet se uthulla e mollës shkatrron kërpudhat (funget). Zbokthi shkaktohet nga infeksioni fungal në lëkurën tuaj, thekson Viera. Uthulla e mollës përdoret për aciditetin e tij natyral që të rregullojë ekuilibrin e pH-së në lëkurë sa më neutral që është e mundur.
Uthulla e mollës është pastruesi më i mirë i mbetjeve të tepërta të produktit, si psh të llaqeve apo shampove. Ajo çfarë bën uthulla është vërtetë pastrimi i thellë i flokëve dhe zhduk të gjitha kimikatet.
LEXO EDHE
Me këto ushqime largoni nikotinën nga trupi
Provoni: përzieni 2 lugë uthull molle me një gotë ujë. Hidheni mbi flokë të lagur në dush pas shamposë dhe shpëlani tërësisht.
3. Kombinoni mjaltin dhe sheqerin si një pastrues eksfoliant. Sheqeri përdoret si eksfoliant për lëkurën tuaj pasi heq shtresëne jashtme të qelizave që janë zakonisht të vdekura dhe shpie në rigjenerimin e qelizave të reja pasi ti pastroni ato, thekson Dr. Viera. Mjalti, nga ana tjetër, ka shumë virtyte terapeutike siç janë vetitë antimikrobiale dhe zbatohet në ksuhte të ndryshme dermatologjike, jo vetëm si një zbutës por edhe për përdorime kozmetike, djegie, plagë dhe të tjera.
Provoni: përzieni dy lugë sheqer me një lugë vaj ulliri dhe mjaltë për një pastrim që mund të përdoret në fytyrën tuaj, buzët apo në trup.
4. Aplikoni aloe vera për djegie dhe dëmtime tjera. Edhe nëna edhe gjyshja ime kanë kultivuar bimën aloe vera në oborrin e tyre për sa kohë që unë mund të mbaj mend. Pa dyshim, kur isha në telashe me ndonjë djegie, ato thjeshtë këputnin bimën aloe vera dhe me lëngun që lëshonte më lyenin vendin e prekur.
Aloe vera përmban vitamin A, C dhe E, enzyme, minerale dhe antioksidantë që parandalojnë oksidimin e radikaleve të lira, thotë Dr. Viera. Ajo jo vetëm që rrit përmbajtjen e kolagjenit të plagës, por edhe ndryshon përbërjen e saj. Ajo gjithashtu ofron mbrojtje edhe nga rrezet infra të kuqe dhe ultra vjollcë. Prandaj edhe ndihmon në parandalimin e njollave nga dielli. Nëse nuk keni bimën aloe vera në oborrin tuaj, atëherë do duhet që ta bleni.
5. Përdorni soden e bukës si deodorant. Kjo është një zgjidhje e përkryer për ditët që dilni jashtë. Sipas Dr. Viera-s, soda e bukës mund të ndryshojë pH-në e lëkurës si dhe të neutralizojë bakteriet dhe erën e keqe.
Provoni: përzieni një lugë çaji me 1/8 e sodës së bukës (jo pluhur për pjekje) me rreth ¼ ujë dhe pastroni lëkurën tuaj. Ose nëse dëshironi diçka edhe më mirë, provoni këtë recetë e cila kombinon sodën e bukës, miell misri, vaj kokosi dhe vajra esencial.
6. Bëni masazh me vaj ulliri në lëkurë të thatë. Pjesa më e preferuar e imja gjatë manikyrit është aroma e vajit që përdor tekniku në lëkurën e thonjve të mi. Ju mund të merrni të njejtin efekt në shtëpi, me vaj ulliri apo vaj bajamesh. Sipas Dr Viera-s, lëkura përreth thonjve ka tendencë që të bëhet shumë e thatë dhe të humbasë aftësinë për tu lagur. Normalisht, lëkura është e përbërë nga ceramidet dhe trigliceridet – vajra – që tërheqin ujin dhe mbajnë lëkurën të hidratuar.
Provoni: ngrohni dy lugë vaj ulliri në një enë në mikrovalë për rreth 30 sekonda dhe pastaj lëreni të ftohet pak. Zhytni gishtërinjtë brenda për 15 minuta. Masazhoni lëkurën në mënyrë rrethore mes thonjve me vaj, si dhe më pas pastroni me një leckë pambuku të thatë.