Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit priti sot në një takim zyrtar ambasadorin britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell
Z. Preteni i urojë mirëseardhje dhe sukses gjatë misionit të tij në Kosovë , ndërkaq i shprehu mirënjohjen për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që mekanizmat dhe organizatat britanike u kanë dhënë institucioneve të Kosovës për fuqizimin e rendit dhe ligjit.
Po ashtu z. Preteni e njoftoi ambasadorin O’ Connell me punën që po bënë Agjencia hapat që janë marr në drejtim të luftimit dhe parandalimit të Korrupsionit, ndërkohë që përmendi edhe sfidat me të cilat ballafaqohet Agjencia gjatë realizimit të misionit të saj.
Nga ana e tij Ambasadori Ruairi O’Connell, – tha se kjo visit e reflekton interesimin dhe përkushtimin e fuqishëm të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për fuqizimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, ndërkaq, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Agjencinë për një luftë të mirëfilltë dhe efektive kundër korrupsionit në Kosovë.
Siç dihet Qeveria e britanike përmes mekanizmave të saj në Kosovë është njëri nga donatorët kryesor që ndihmon institucionet kosovare në ndërtimin e një sistemi të fortë ligjor.