Një kafeteri në Filipine i shërben klientëve të saj makiato me portrete të ndryshme të realizuara në shkumë. Pronari i Bunny Baker Café në Manila bën karikatura të ndryshme në filxhan, pa asnjë kosto shtesë.
Artisti Zach Yonzon vizaton më shumë idhullin e vendasve, boksierin Manny Pacquiao.
Mjetet e tij janë luga dhe një shkop i hollë, të cilin e zhyt në çokollatë të zezë për vizatimin e tipareve.
“Turistët që vijnë këtu nuk kanë parë kurrë diçka të tillë. E shumta kanë parë një zemër ose një gjethe në shkumën e makiatos së tyre. Kur shohin punën time, habiten pa masë”, thotë Zach./tch/