Shkëlzen Gashi protagonist sërish për Baselin edhe pse këtë herë jo vetëm për golat e tij.
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ishte protagonisti absolut i sfidës me Zurich, ku realizoi 1 gol dhe u ndëshkua gjithashtu me karton të kuq në minutën e 44-tërt të ndeshjes. Në mintuën e 24-tërt, Gashi realizoi golin e epërsisë për Baselin, pasi fitoi një duel force në zonë duke shënuar për herë të 21-të në këtë sezon të Superligës zvicerane.
Gjithsesi në minutën e 44-tërt sulmuesi Kombëtares Shqiptare u largua nga fusha me të kuq, pasi shtyu njërin prej kundërshtarëve të tij, me lojtarët e tjerë të Zurich që bën të njëjtin veprim ndaj Gashit. Ky gjest i kushtoi daljen nga loja Gashit.
Gjithsesi Baseli e fitoi këtë ndeshje 5-1, me shqiptarin tjetër Berat Xhimsiti, që shënoi autogol kur rezultati ishte 4-1 për Baselin. Në Kroaci, vazhdon forma e mirë dhe për sulmuesin tjetër të Kombëtares, Bekim Balaj që shënoi golin e 2-të në fitoren 4-1 të RNK Rijekës ndaj Zagrebit.