Shumica e anëtarësisë së SBASHK-ut ka votuar pro pezullimit të grevës në arsim. Nesër pritet të merret vendimi për pezullimi i grevës së përgjithshme në sektorin publik.
Sipas burimeve të Tëvë1, 55 për qind e anëtarëve të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) janë për ta pezulluar grevën deri në janar, kurse 45 për qind janë deklaruar për vazhdim të saj.
Pezullimi i grevës së përgjithshme pritet të bëhet nesër nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) në nivel të të gjitha sindikatave.
Ndërsa, mësimi pritet që të fillojë të hënën më 3 tetor.
Kujtojmë se greva e përgjithshme në sektorin publik ka nisur më 25 gusht. SBASHK-u ka kërkuar shtesa 100 euro deri në miratimin e Ligjit për Paga. Por Qeveria i ka ofruar 50 euro në kuadër të Pakos Anti-inflacion.