Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se projektligji për themelimin e Fondit Sovran paraqet hap konkret drejt vendosjes të ekonomisë së komanduar, sistem i cili, sipas tij, ka dështuar.
“Më në fund, këta majtistë po e marrin guximin të tregojnë se për çfarë sistemi ekonomik janë — këta janë për ekonomi të komanduar me elemente komunizmi”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ai tha se vendimet e dy viteve të kaluara janë tipike të sistemeve komuniste, duke renditur kështu “uljen e pagave, ligjin për çmimet maksimale, vendimin për caktimin e marzhave të fitimit, tendencën për shtetëzim të Odës Ekonomike, marrjen e të hyrave vetanake të komunave”.
Të gjitha këto, sipas tij, janë veprime që e karakterizojnë sistemin komunist./Infosot/