Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur interesim për të blerë Manchester United nga Glazers.
Ai është një miliarder dhe një biznesmen i suksesshëm, duke qenë aksionari kryesor i kompanisë zvicerane të ndërtimit dhe inxhinierisë civile “Mabetex Group”, raporton Footballtransfers.
Pacolli ndoqi një ndeshje të Arsenalit në “Emirates Stadium” kur Topçinjtë mposhtën Leicesterin në gusht.
Dhe i pyetur nga gazetarët këtë mërkurë nëse ai ishte i interesuar të blinte Manchester United, Pacolli u përgjigj “në rregull”.
Familja Glazer e ka nxjerrë zyrtarisht në treg Manchester United pas gati 18 vitesh pronësi.