Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 19 shtator, në udhëheqjen e kryetarit të KPM-së Xhevat Latifi, ka mbajtur mbledhje e katërmbëdhjetë të rregullt për këtë vit.
Pas miratimit të agjendës dhe procesverbalit nga mbledhja e fundit, sipas rendit të ditës Komisioni ka shqyrtuar disa raste ligjore që kishin të bënin me shkelje të Nenit 28, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të KPM-së respektivisht mossjellja e raportit vjetor në KPM.
Me datë 12 korrik 2022, Komisioni i KPM-së mori Vendim që të sanksionojë me Vërejtje për shkelje të nenit 28, paragrafi 1, dhe 2 të Ligjit të KPM-së OSHMA-të të cilat nuk a kanë sjellë Raportin vjetor financiar për vitin 2021. Përkundër kësaj OSHMA-të e listuara në vijim, kanë dështuar të veprojnë në pajtim me Ligjin e KPM-së, duke mos dorëzuar raportin vjetor për vitin 2021 edhe pas masës sanksionuese Vërejtje.
Prandaj KPM pas shqyrtimit të rekomandimeve për këto raste mori vendim për masë sanksionuese me gjobë për shkelje të nenit 28, paragrafi 1 dhe 2, të Ligjit të KPM-së, ndaj këtyre të licencuarve:
Radio Dardania-2000 €, Radio Helix-2000 €, MBTV-2000 €, Radio Borzani-2000 €, Radio Kaçaniku-2000 €, Fwf City Radio- 2000 €, Tv Vali-2000 €, Tv Llapi-2000 € dhe 1tv-2000 €, Rahovec Channel-1000 €, Isp Broadcast – 1000 €, Iptv Tech Llc-2000 €, Vision Tv-2000 €, Max Tv-1000 €, tel Communications Ll.C.-1000 €, Comnet-A-2000 €, Radio Kent Fm 2-1000 €, Radio Klokot-2000 dhe Radio Dodona-2000 €.