Një person raportohet të ketë bërë vetëvrasje në qytetin e Gjilanit.
Lajmi është konfirmuar për Infosot.com nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Rreth orës 13:31 kanë pranuar një informatë se një ka marrë një informatë se një person pa shenja jete gjendet te Penda e fshatit Livoqi i epërmë, thuhet në njoftim.
“Ju njoftojm se rreth ores 13:31 të datës 24.12.2022 Policia e Kosovës në Gjilan e ka marrë një informatë se një person pa shenja jete gjendet te Penda e fshatit Livoqi i epërmë – Gjilan, sipas te dhenave te para personi është shtetas i Kosovës rreth 52 vjeq. Njesitet Policore Patrulluese jane ne sigurimin e vendit të ngjarjes. Hetimet rajonale dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML, gjersa rasti po hetojet si vdekje e dyshimt”.