Nuk asht e lehtë me jetue ne ketë shpi qe i ka veç 9 metra katrorë.
Por, ky asht fati i familjes se Shaban Rracit nga Peja.
Gjendja e tyne asht e randë. Kjo familje 4 anëtarëshe jeton pa asnji t’ardhun.
Ndima sociale nuk u mbulon as shepzimet elementare për jetesë.
Perderisa i zoti i shpisë, Shabani çdo dite del me lypë pune, grueja e dy femitë e tij, perballen me jetë të vështirë e me skame.
Jetesen ne keto kushte e kanë të veshtirë edhe femitë.
Për djalin e tyne 5 vjeçar, dyshemeja asht hapsina e vetme te cilen ai mundet me shfrytëzu për me i ba detyrat e tij shkollore.
Shpia e tyne njidhomeshe, s’ka as tualet. Familjarët detyrohen me u pastru, ne nji ambient tjeter jashtë shpisë, transmeton rrokum.
Shpija e tyne gjindet ne lagjen 2 Korriku ne Pejë, e cila njihet si njana prej lagjeve ma të varfuna të këtij qyteti.