Ministri i famshem i Qeverise Vucic, Aleksandar Vulin, vizitor i rregullt i Kosoves, ne nderimet qe i dha kriminelit Slobodan Milosevic te varri i tij, ne pervjetor te vdekjes se tij, tha per media se Milosevic’in e ka zgjedhe Zoti.
Ne qytetin e Serbise se jugut, Pozarevac, ne qytetin e lindjes se njeriut qe njihet si ‘Kasapi i Ballkanit” – Slobodan Milosevic – gjindet sot varri i tij, ku pelegrine qe çdo vjet jane ma pak, vijne me shpreh nderimin dhe respektin qe kane pase dhe kane per to.
Me 11 Mars tubohen te varri i tij njerez kryesisht ne moshe, per me kujtue kohen kur ky njeriu ju krijoi iluzionin se Serbia asht e madhe dhe e forte.
Ne mesine atyne pak njerezve e politikaneve, ishin ministri aktual i punes ne Qeverine e Serbise, Aleksandar Vulin, dhe ish krimineli dhe i denuemi i Hages, Vojislav Seselj.
Vulin mes tjerash tha se Milosevic respekton krejt nderion tone se ka qene presidenti i pare i Srbise i zgjedhun ne demokraci. E çfaredo qe asht vendimi i popullit ne demokraci, asht zgjedhje e Zotit./rrokum/