M ashumë se 50 emigrantë shqiptarë janë zbulue në pjesën e mbrapme të nji kamioni me dokumente hungareze në Terminalin Humber Sea në Killingholme, nji zonë bregdetare në lindje të Britanisë së Madhe, në orët e apra të mëngjesit të sotëm.
Në mesin e emigrantëve, shumica e të cilëve ishin mashkuj, ishte edhe nji grue shtatzanë.
Policia arrestoi shoferin hungarez të kamionit, derisa zyrtarët e Forcave Kufitare vazhdojnë hetimet.
Sinjalizimit për grupin e emigrantëve janë marrë nga autoritetet holandeze mbas përgjimeve të kamionit gjatë nisjes së tij nga Gremçi i Holandës, nji port në Hagë.
Autoritetet kufitare britanike deklaruen se emigrantët janë në gjendje te mirë shëndetësore, por ata kanë me u intervsitue nji nga nji, derisa të vendoset për dërgimin e tyne në qendrat e ndalimit.
Dyshojmë se kjo asht vepër e nji bande të organizuem, – tha nji zyrtar i Kufinit.
Prej kohësh Britania e Madhe përballet me fluksin në rritje të emigrantëve të paligjshëm që ia mësyjnë detit nga Belgjika, Holanda e Danimarka, por edhe rrugëve tokësore, nëpërmjet tunelit të EuroStar’it.
/rrokum/