5 të vdekur nga moti ekstrem që ka përfshirë SHBA-në

E publikuar: 07/01/2025 09:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të paktën pesë persona kanë vdekur si pasojë e stuhisë dimërore që ka prekur SHBA-në.

Stuhia ka shkaktuar edhe mbyllje masive të shkollave, kaos udhëtimesh dhe ndërprerje të energjisë elektrike, raporton BBC.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur deri më tani në shtatë shtete.

Më shumë se 2,300 fluturime janë anuluar, me afro 9,000 vonesa të raportuara gjithashtu për shkak të motit ekstrem.

Rreth 190 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në këto shtete të prekura.