The Godfather” (Best Picture, 1972)“Njerzit e mëdhenj nuk lindin të tillë ata rriten të tillë .Askush nuk ka lindur i zgjuar. Nëse ju jeni mjaft i zgjuar, ju i keni marrë disa njohuri gjatë rrugës. Nëse ju jeni një nga ata njerëz të cilët mendojnë se i dinë të gjitha, unë kam një lajm për ju: Ju nuk dini azgjë! Kjo është pengesa e parë që duhet të tejkalohet, arroganca tuaj. Asgjë nuk të mëson më shumë se përvoja në jetë.2. ‘All the King’s Men’ (Best Picture, 1949)“Për të gjetur diçka një objekt , një të vërtetë të madhe ose një palë syze të humbura , ju duhet së pari të besoni se do të ketë disa përparësi në gjetjen e tyre.”Rruga drejt sipërmarrjes është e shtruar me shumë pengesa. Ne të gjithë e dimë se, një gjë që sipërmarrësit kanë të përbashkët është besimi se do të arrijnë sukses.Ne kemi këtë ëndërr të kompanisë që ne duam të ndërtojmë. Ne kemi një vizion, dhe ne do të punojmë përtej lodhjes duke u përpjekur për të bërë ëndrrën tonë një sukses, pavarësisht se çfarë të tjerët thonë .Ju do të kuptoni se suksesi biznesi juaj nuk do të vij si një trofe apo titull. Vizioni juaj duke u bërë një realitet do të jetë masa e suksesit tuaj, dhe gjatë këtij procesi duhet të qëndroni besnik se kush jeni.Çfarë ju bëri të bëheni një sipërmarrës i suksesshëm? Le të shërbejë si busulla juaj. Duke qenë autentik është çelësi i suksesit tuaj .3. ‘Rocky’ (Best Picture, 1977)“Askush nuk do të godasë me fortë se sa vet vështirësitë e jetës, por nuk është se sa fortë ju mund të goditeni , por sesa mund të perballoni për të lëvizur përpara. Kjo është se si fituesit janë bërë. ”Jeta si një sipërmarrës mund të jetë e vetmuar. Jo të gjithë do të kuptojnë vizionin tuaj ose pasionin tuaj. Do të ketë edhe raste ku nuk do të jetë askush në horizont për t’ju ndihmuar,por duhet të ecësh përpara pa u dorzëuar kurrë.4. “Million Dollar Baby” (Best Picture, 2004)”është magjia e të rrezikuarit gjithçka për një ëndërr që askush nuk e sheh, por vetëm ju.“Edhe një herë, jeta e një sipërmarrësi mund të jetë e vetmuar. Ju keni ëndrrën tuaj dhe vizionin, por ka njerëz të cilët janë të paaftë për të vizualizuar ëndrrën tuaj, ose janë aq xheloz për suksesin tuaj dhe do të mbjellin farën e dyshimit në kokën tuaj. Mos i lejo!Njerëzit do të ju tregojnë se si ju duhet ti bëni gjërat.Mbylluani gojën! dhe shkruani vet historinë tuaj. Nëse të tjerët duan të shkruajnë një histori, le ta shkruajnë vetë.Biznesi juaj do të duhet të reflektojë vizionin tuaj, jo dikush tjetër. Pra, ndaloni duke dëgjuar zëra të tjerë. Kjo është ëndrra juaj, vizioni juaj.5. “Lawrence of Arabia” (Best Picture, 1962)“Gjëra të mëdha kanë pikënisje të vogla.”Kur ju i jepni vetes titullin e “CEO”,nuk do të thotë se ju nuk do të përfundoni pastrimin e banjos tuaj ose të hidhni plehrat. Nëse ju nuk jeni të gatshëm për të bërë diçka, si mund të pyesni ekipin tuaj për të bërë të njëjtën gjë?Si CEO i një kompanie, të madhe apo të vogël, mund të jetë vërtetë e lehtë për të humbur perspektivën dhe të lejosh titujt tanë t’na përcaktojnë.Për mua, puna e përulur më kujton se unë vij nga fillime të vështira dhe se unë duhet të jem në gjendje të bëjë gjithçka që mundem për kompaninë time që të ketë sukses.Çfarë filmi ju frymëzon për të ecur përpara? Cili nga ju ka guxuar të vërë në lëvizje ëndrrën tuaj për t’u bërë një sipërmarrës? Një gjë është e sigurt: Asgjë nuk do të ndodhë në qoftë se ju nuk e bëni të paktën një përpjekje për të nisur diçka .
5 shprehjet më të famshme të filmave, që do të ju frymëzojnë
NGA KATEGORIA