Teksa po bëhen ende përpjekje për të shkuar në vendin ku është rrëzuar avioni i Germanwings Airbus A320, i cili po udhëtonte nga Barcelona në Dusseldorf, janë hedhur edhe dyshimet e para se çfarë mund ta ketë shkaktuar rrëzimin e tij mbi Alpet franceze.Në kushte normale këto llogariten si 5 shkaqet kryesore që mund të shkaktojnë një tragjedi ajrore.
Moti i keq
Moti i keq, si goditja nga ndonjë rrufe tashmë është përjashtuar si një shkak i mundshëm i rrëzimit të avionit, sepse nuk ka pasur stuhitë mbi Alpet jugore. “Kushtet ishin optimale, me mot të thatë dhe një qiell krejtësisht të qartë gjithë mëngjesin”
Gabimi njerëzor
Gabimi i pilotit është shkaku më i zakonshëm i aksidenteve më të mëdha ajrore, duke shkaktuar gati 53% e tyre, sipas një baze të dhënash të hartuar nga faqja e internetit Plane Crash Info. Është sigurisht shumë shpejt të ngrihen pyetje nëse gabimi njerëzor mund të ketë qenë shkak i rrëzimit të Airbus A320, por kjo mbetet për tu shqyrtuar nga ekspertët.
Probleme mekanike
Pas gabimit njerëzor, ky është shkaku i dytë më i cituar i aksidenteve ajrore sipas Crash Informacion duke përbërë një të pestën e tyre që nga vitet 1950. Faqja e internetit ka mbledhur statistikat e më shumë se 1.015 aksidenteve fatale që përfshijnë aeroplanë komercialë me 18 ose më shumë persona në bord. Një gabim mekanik mund të ketë shkaktuar rënien me shpejtësi nga qielli të aeroplanit 25-vjeçar, ndërsa ekuipazhi ishin ende në gjendje të dërgonte një sinjal rreziku.
Humbja e ndjenjave tek ekuipazhi
Në disa raste kur avionët janë rrëzuar, ekuipazhi ka humbur ndjenjat, pas një humbje presioni në kabinë ose një rënie e mundshme zjarri. Por çfarëdo që ka ndodhur me fluturimin 9525, versioni i humbjes së ndjenjave bie pasi ekuipazhi ishte në gjendje të dërgonte një sinjal rreziku.
Sulm terrorist
Gazetari i France 24, Virginie Herz tha se një sulm terrorist nuk mund të përjashtohet, duke shtuar se: “Mundësia e një sulmi terrorist nuk është përjashtuar, edhe pse nuk është prioritet në hetimin për shkaqet e rrëzimit”. Statistikisht, megjithatë, sulmet terrroriste llogariten në më pak se një të dhjetën e rrëzimeve fatale të avionëve. Ndryshe nga fluturimi MH17, i cili u rrëzua mbi Ukrainën lindore vitin e kaluar, fluturimi 9525 po udhëtonte mbi territorin e qetë francez, kështu që ideja se ai mund të jetë qëlluar nga toka duket shumë e pamundur.