5 restaurantet më të çuditshme në botë. Tek cili do donit të darkonit? Vizitoni galerinë (FOTO)

E publikuar: 17/04/2015 21:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në botë ekzistojnë shumë gjëra të çuditshme, disa natyrale e disa të tjera të bëra nga dora e njeriut. Më poshtë do të gjeni një lsitë me 10 restaurantet më të pazakontë, në të gjithë botën:

“Tualeti modern”, Tajvan

“Tualeti Modern” duhet vizituar. Ai përmban një WC dhe karrige, por edhe set pjatancash, si çdo restorant, të cilat kanë formën e WC-së. Të jepet një menu, nga e cila mund të zgjedhësh dhe për çdo pije, vizitorëve u jepet një pipë e madhe e dredhur.

Restoranti “Fortezza Medicea”, Votera, Itali 

Bëhet fjalë për një gjelltore, ku të shërbehet vakti nga të burgosur të vërtetë. E ha vaktin në pjata plastike dhe menuja është e kufizuar në atë që ata shërbejnë po atë ditë – tamam si një burg.

“Hospitals” (Spitalet) në Letoni 

Ky restaurant ka kameriere të veshura si infermiere, që këndojnë dhe luajnë muzikë. Pijet servilen nga “kirurge” në banak dhe ushqimi, në dhoma operimi. Sigurisht, ai hahet me mjete kirurgjikale.

Salloni “Trailer Park” në Manhatan, Nju-Jork 

Ky restaurant përmbush stereotipin e jetës amerikane të getove. Këtu mund të hash një pije klasike amerikane – hamburgera – si dhe të pish margarita.

Restauranti nëntokësor “Ithaa” në Ishullin Rangali, Maldive

Nëse dëshiron të dish ekzaktësisht se nga vjen ushqimi, duhet të provosh peshkun-shpatë në këtë nivel të restaurantit. Ky është një vend vetëm për të rritur dhe shërben pjata të përziera perëndimore dhe maldiviane.