Më shumë se 95 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë nga një numër të telefonit, që nënkupton se gati secili qytetarë posedon një celularë. Sipas një raporti që e ka publikuar Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në Kuvendin e Kosovës, në vitin 2014, në duart e qytetarëve janë rreth 1.7 milionë numra
Sipas këtij raporti numri i përdoruesve të telefonisë mobile në Kosovë ka arritur 1.73 milionë, apo thënë në përqindje 95.4 për qind. Nga këta përdorues, telefoni “Vala” mban 53.4 për qind të numrave, “IPKO” ka 36.2 për qind dhe “Z Mobile” 10.4 për qind.
Sipas të hyrave “Vala” vazhdon të ketë afër 54 për qind të të hyrave të tregut.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, ekonomive familjare dhe të banesave, që është zhvilluar në vitin 2011, në Kosovë jetojnë rreh 1.8 milionë banorë rezident. Komisioni parlamentar megjithatë duket të jetë pak i vonë, pasi që arriti ta debatoj vetëm raportin e vitit 2014 dhe jo të vitit të kaluar.