5 mënyrat për të njohur meshkujt

E publikuar: 18/01/2016 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Meshkujt janë plot surpriza, dhe sjellja në dhomën e gjumit nuk bën përjashtim. Sipas studiuesit George Weinberg tek meshkujt ka ende shume “të fshehta”, por 5 janë sekretet, të cilat mund të ndihmojnë të kuptosh një mashkull dhe t’i afrohesh edhe më shumë atij:

 

1-Ai ka frikë mos u lë në baltë

 

Meshkujt ndjejnë trysni “të tmerrshme” të performojnë seksualisht. “Në të kaluarën meshkujt nuk zhvillonin performancën e tyre seksuale, sepse femrat supozoheshin të mos i gjykonin ata”, thotë Weinberg. Por në ditët e sotme femrat nuk presinmë të martohen dhe pastaj të bëjnë seks, çka do të thotë se ato kanë më shumë eksperiencë në dhomën e gjumit. Modele të tilla, të cilat japin pamjen e një femre të kënaqur seksualisht, inkurajojnë femrat e tjera të jenë të hapura për dëshirat e tyre seksuale, por edhe ankesat, nëse nuk marrin atë që duan. Papritur, tensioni për të kryer marrëdhënie ndizet dhe mashkulli e ndjen se duhet patjetër t’u kënaqë. Edhe pse femrat mund të falin për një performancë jo shumë të mirë seksuale, është e vështirë që burri të falë veten e tij. Nëse partneri juaj po kalon këtë problem dhe nuk mund të arrijë në ereksion, atëherë mund të fillojë të sulmojë femrën që ka në krahë për të mbrojtur egon e tij. Ajo çfarë mund të bëni, sipas Weinberg është të përpiqeni të qetësoheni dhe të shijoni seksin, gjë që mund t’u ndihmojë të ulni tensionin.

 

 

 

2-Kanë nevojë për miratim për “t’u ndezur”

 

Seksi është burim energjie dhe jep prova nëse një mashkull është vërtet i tillë. “Për një mashkull, të bëjë dashuri do të thotë se mund të lëvizë një femër, që ai është një atlet, një ekonomat dhe një dashnor”, thotë Weinberg. Mashkulli juaj dëshiron të jetë në superhero dhe kënaqësia e tij më e madhe do të jetë nëse ju e shihni vërtet si të tillë. Kur ai u kënaq juve seksualisht, ai ndihet si “supermeni”. Nëse vërtetë ndjeni epshin, bëjani atij të ditur këtë gjë.

 

 

 

3-S’pëlqejnë të presin shumë gjatë

 

Ndryshe nga studiues të tjerë, Weinberg beson se një femër nuk duhet ta zgjasë shumë përpara se të kryejë kontaktin seksual me një mashkull në ndikim të asaj që quhet “të zbatosh rregullat rutinë”. Ai priret të angazhohet edhe më shumë nëse komponenti i seksit është pjesë e lidhjes dhe është shumë e rëndësishme për të dijë se ju e dëshironi seksualisht. “Një mashkull gjatë gjithë jetës së tij është në kërkim të një femre, e cila nuk mund të heqë duart prej tij”, thekson studiuesi.

 

 

 

4-Ëndërrojnë të kenë trup më të bukur

 

Edhe pse një mashkull e ka të vështirë ta pranojë, ata mund të shqetësohen për peshën ashtu si edhe femrat, vetëm se në rastin e tyre masa mund të jetë më e ulët. “Shumë meshkuj janë të shqetësuar për paraqitjen e tyre fizike, gjatësinë, peshën, muskujt dhe kjo nuk mund të evitohet”, shton Weinberg. Me fjalë të tjera ata shqetësohen për ndriçimin e dhomës së gjumit, e cila do të nxirrte në pah trupin e tyre, po aq sa janë edhe femrat. Ajo çfarë mund të bëjë partnerja, është t’i thotë personit që ka në krah se është shumë e tërhequr pas tij dhe të tregojë dashuri.

 

5. Pjesa më e madhe s’do të falnin një femër mashtruese

 

“Një mashkulli, i cili është tradhtuar, sidomos në dhomën e gjumit, priren të falë partnerët më pak se sa mund ta bëjë një femër në të njëjtën situatë”, përfundon Weinberg.