Administrata Tatimore e Kosovës gjatë këtyre ditëve ka zhvilluar aksion në Prishtinë, me qëllim të verifikimit të bizneseve me veprimtari transportuese, nëse janë duke vepruar konform dispozitave ligjor për pajisje me arka fiskale dhe lëshim të kuponit fiskal.
Gjatë aksionit në fjalë janë inspektuar 41 biznese, ku si rezultat 34 prej tyre kanë qenë të fiskalizuara, 20 prej tyre nuk kanë printuar kuponë fiskal, ndërsa 7 të tjera nuk kanë pasur të instaluara pajisjet elektronike fiskale. Nga konstatimet e bëra në teren janë lëshuar 221 gjoba mandatare, në vlerë prej 48, 375 euro.
Procesi i fiskalizimit është një proces permanent, i cili ndërlidhet me paraqitjen e bizneseve të reja në treg (regjistrimin e tyre), si dhe daljen nga tregu të atyre ekzistueseve ( ndërprerjen e veprimtarisë apo heqjen dorë nga mënyra e shitjes me para të gatshme).
Aksionet e ngjashme do të zhvillohen edhe ditëve në vijmë, në mënyrë që gjithë tatimpaguesit të kenë trajtim të barabartë nga ATK gjatë zbatimit të Legjislacionit Tatimor!