Një burrë gjysmë i zhveshur është regjistruar sot në video teksa kërcënonte me një shpatë gjigande në një rrugë në jug të Londrës, ndërsa disa kalimtarë të guximshëm tentuan me hezitim ta çarmatosnin, por pa sukses.
Në pamje shihen një burrë dhe një grua që përpiqen të flasim me njeriun e trazuar pranë supermarketit në zonën jugore ‘Elephant and Castle’, ku ka gjithashtu një komunitet të konsiderueshëm shqiptar.
Teksa ata përpiqeshin të arsyetonin me burrin, një grup të rinjsh tentuan tinëz t’i marrin armën e ftohtë personit, por u detyruan të largohen duke vrapuar kur ai ndjeu ndërhyrjen nga prapa.
Dyshja që po i fliste shihet që i lutet të mos i ndjekë të rinjtë e larguar. Dëshmitari okular Ryan Harris, tha se kishte dëgjuar zhurmë në rrugë, dhe pa nga dritarja burrin thuajse të zhveshur me shpatë.
“Zhurma nga rruga po bëhej gjithnjë e më e madhe nga rruga dhe pamë burrin e zhveshur që kishte një teh të gjatë e të hollë. Nuk dukej se ishte agresiv por vetëm sikur dëshironte të frikësonte dikë, mënyra sesi e mbante shpatën nga prapa tregonte që nuk ishte kërcënues drejtpërdrejt”, tha ai.
Dëshmitarët thanë se më vonë erdhi policia dhe njeriu nuk i rezistoi arrestimit./tch