Një grua e cila qëndroi 43 vjet në burg për një vrasje që nuk e kishte kryer është liruar nga burgu në SHBA, pasi dënimi ndaj saj u rrëzua.
Sandra Hemme ishte 20 vjeçe kur u shpall fajtore për vrasjen me thikë të punonjëses së librarisë Patricia Jeschke, nga St Joseph, Missouri, në nëntor të 1980-s dhe u dënua me burgim të përjetshëm.
Një rivlerësim i dosjes në ngarkim të saj, doli në përfundimin se nuk kishte pasur prova që e lidhnin atë me krimin, përveç rrëfimit që kishte dhënë në efektin e qetësuesve të shumtë në një spital psikiatrik.
Ajo besohet të jetë gruaja që ka vuajtur dënimin më të gjatë të padrejtë në historinë e SHBA-së.
Ekipi i saj ligjor nga Innocence Project u shpreh mirënjohës që Hemme u ribashkua më në fund me familjen dhe tha se do të vijojë të luftojë për të pastruar emrin e saj.