Sivjet është 40 vjetori i krijimit të Zonës së Posaçme Ekonomike të Xiamen-it. Gjatë 40 vjetëve, me Reformën e Hapjes, Xiamen u kthye nga një qytet i vogël bregdetar në “qytetin e risive me cilësi të lartë”.
Ditët e fundit, 40 projekte me një vlerë të përgjithshme investimesh 68 miliardë 700 milion juanë filluan të ndërtohen në gjashtë distrikte të qytetit Xiamen dhe u nënshkruan 40 marrëveshje mbi projekte me vlerë mbi 130 miliardë juanë, që ofrojnë energjinë e re për shpejtimin e krijimit të sistemit të ri të industrisë moderne dhe zhvillimin e gjithanshëm me cilësi të lartë.
Gjatë 40 vjetëve të fundit, sipërfaqja e Zonës së Posaçme Ekonomike të Xiamen-it është zgjeruar nga 2.5 kilometra katrorë në 1700.61 kilometra katrorë. Vëllimi i prodhimit rajonal është rritur 862 herë, vlera e shtuar industriale është rritur 563 herë, të ardhurat fiskale janë shtuar 692 herë, zona urbane e ndërtuar është zgjeruar më shumë se 18 herë dhe PBB për frymë i ka kaluar 20 mijë dollarët amerikanë.
“Guxi dhe provo së pari” është elementi më i veçantë i Zonës së Posaçme Ekonomike të Xiamen-it. Gjatë 40 vjetëve të fundit, këtu kanë lindur shumë “të para” në mbarë Kinën. Zona e Posaçme Ekonomike e Xiamen-it është e para që përdori hua të huaja për të ndërtuar infrastruktura të tilla si aeroportet, portet dhe telekomunikacioni, dhe themeloi kompaninë e parë ajrore aksionare në Kinë dhe bankën e parë ndërmarrje të përbashkët kineze-të huaj. Shumë “përvoja të Xiamen-it” udhëheqin krijimin e risive dhe dera e hapjes është hapur më tej.
Qysh nga fundi i vitit 2020, Xiamen-i ka kultivuar dhe formuar 2282 ndërmarrje të teknologjisë së lartë të nivelit shtetëror dhe ka 13 qendra pune akademike. Më shumë se 160 rrugë që nisin nga këtu arrijnë në 142 porte të 52 vendeve. Në Zonën Pilot të Tregtisë së Lirë janë marrë gjithsej 472 masa inovative, 30 prej të cilave janë promovuar në mbarë Kinën. Ndërmarrjet e specializuara profesionale janë bërë pika të reja zhvillimi me cilësi të lartë në Xiamen.
Përveç zhvillimit ekonomik, Xiamen-i u kushton rëndësi edhe sektorëve të arsimit, kujdesit për të moshuarit, mjekimit, banimit etj. 70 % e shpenzimeve financiare janë për jetesën e masave popullore. Niveli i shërbimeve publike këtu është në pararojë në Kinë. Fryma e zhvillimit me cilësi të lartë e zonës së posame ka ngritur ndjenjën e përfitimit dhe të lumturisë të banorëve të këtushëm.