Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Vushtrrisë konfirmuar edhe 18 raste të reja me Covid-19. E gjatë ditës së sotme në Vushtrri pritet që të testohen edhe 27 persona të tjerë. Të gjithë këta janë raste kontakti me personat e infektuar ditë më parë me Covid-19 në Vushtrri.
Kurse rezultatet pritet të dalin edhe për 13 persona të tjerë të cilët kanë rezultuar pozitiv në dy testimet e para.
Kështu ka deklaruar për Gazetën Express, drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli.
E dje në Kosovë janë konfirmuar 53 raste të reja me Covid-19.