4 vjet nga vdekja e Paul Walker. Këto janë fjalët emocionuese të Vin Diesel

E publikuar: 01/12/2017 09:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vdekja e tij preku të gjithë, veçmas kolegët e tij.

Ylli i filmit “Fast and Furious” Vin Diesel, përmes një fotografie dhe një mbi shkrimi të postuar në rrjetin e tij social Instagram ka kujtuar mikun e tij të ndjerë.

“Pavarësisht sa larg je, edhe nëse je një çerek mile larg, ose një gjysmë rrugë larg nga bota, ti gjithmonë do të jesh pjesë e familjes”, ka shkruar Diesel.