Policia e Fierit ka konkretizuar me sukses 4 operacione anti kanabis, 2 prej tyre të koduar “Çerveni” dhe “Pojani”.
Nga kontrolli që u ushtrua në fshatin Çerven, në stanin e Sh.L, 46 vjeç, u gjetën dhe sekuestruan 13 kg e 340 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa e futur në dy thasë të mbështjellë me letër natribani.
Gjithashtu u gjetën dhe asgjësuan 92 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Po ashtu, nga kontrolli i ushtruar në Pojan në banesën e Z.B, 46 vjeç, u gjetën dhe sekuestruan 52 kg e 660 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Gjithashtu në baçen e këtij e tij u gjetën të mbjella 51 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Policia ka shpallur në kërkim të dy autorët dhe po punon për kapjen e tyre.
Ndërsa në Patos u arrestua Demiklajd Shatëri, 20 vjeç, banues në fshatin Plyk, Fier, pasi gjatë kontrollit ne tokën e tij në fshatin Plyk u gjetën dhe asgjësuan 100 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Në Lushnje, në pranga e uniformave blu ka përfunduar Xhelal Mezini, 71 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, pasi nga kontrolli i ushtruar në oborrin e banesës së tij i’u gjetën e asgjësuan 7(shtatë) bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Si dhe në fshatrat Drizar, Kremenar, Ngraçie dhe Kraps në Mallakastër u gjetën dhe asgjësuan 618 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.