Punë kanë mbikëqyrjen e shmangies së doganës, apo tatimit.
Por, nëpër njëfarë procesi të legjitimimit do të kalojnë edhe vetë zyrtarët e tri institucioneve mjaft të rëndësishme në vend. Zyrtarë Administratës Tatimore, Doganës së Kosovës e Policisë së Kosovës, janë ata që sivjet për herë të parë obligohen të deklarojnë pasurinë.
Procesit që do zgjas deri mesnatën e 11 majit, pritet t`i nënshtrohen rreth 4 mijë punonjës shtetërorë, përfshi edhe disa kategori të veçanta.
Sikur Sindikata e Policisë, diçka të tillë po mirëpresin edhe në Administratën Tatimore, 76 për qind e së cilës përfshihen në deklarim.
Për ata që nuk respektojnë afatet do të pasojnë gjobat, teksa nga viti ardhshëm pasurinë do obligohen ta deklarojnë edhe doktorët e profesorët universitar.