Duket se, ju bëni disa gabime para se të rruheni. Mësoni se cilat janë ato gabime, dhe mos i bëni më, në mënyrë që të keni një fytyrë më të mirë pas rruajtjes.
1.Nuk po i hiqni qimet me makinë të rrojës para se të rruheni
Kjo është diçka që padyshim nuk e bëni dhe nuk e keni ditur që duhet ta bëni. Nëse keni një mjekër të madhe atëherë ju sigurisht se duhet ta hiqni atë në 00mm me makinën e rrojës, para se ta rruani atë me briskun manual të rrojës. Kështu që, para se të vendosni të rruheni, hiqeni mjekrën me një brisk elektrik, që të bëni një rrojë më të mirë dhe të keni një fytyrë pa prerje dhe puçrra.
2. Nuk po e lani fytyrën para se të rruheni
Nëse nuk po përdorni mjaftueshëm ujë për ta larë fytyrën para se të rruheni, duhet të filloni ta bëni. Ju duhet t’i kushtoni disa minuta shtesë hidratimit të fytyrës, para se të hiqni mjekrën. Mund të bëni edhe një dush të mirë para rrojës, për të pasur një rruajtje sa më efikase.
3. Nuk po përdorni mjaftueshëm krem të rrojës
Mos përdorni pak krem të rrojës duke menduar se nëse hidhni shumë është keq për lëkurën. Sigurisht se nuk dëshironi të keni një fytyrë të irrituar dhe të thatë para se brisku të kalojë nëpër fytyrën tuaj. Një krem i mirë i rrojës vepron si një lubrifikant i cili e mbron lëkurën nga brisku që kalon nëpër fytyrë.
4. Nuk po i hapni poret
Merrni një peshqir dore, sigurohuni që është i pastër, dhe lageni me ujë të nxehtë – ujë shumë të nxehtë. Vendoseni peshqirin në fytyrë dhe më pas prisni derisa të ftohet. Peshqiri duhet të qëndrojë për të paktën 2 minuta në mënyrë që të arrihet hapja e poreve tuaja, duke i zbutur kështu qimet në fytyrë. Ju mund t’i keni rezultatet e njëjta duke e larë fytyrën me ujë të nxehtë, por kjo është mënyra më e bukur (Lajmi.net)