Ambasada gjermane ka bërë të ditur sot se, vetëm gjatë kësaj jave pritet të riatdhesohen nga Gjermania në Shqipëri 395 azilkërkues shqiptarë.
Ditën e sotme pritet të mbërrijnë 75 persona, ndërkohë që pjesa tjetër e shqiptarëve, të cilët ashtu siç është thënë dhe stërthënë nga autoritetet gjermane nuk kanë asnjë shans për të përfituar azil, do të riatdhesohen gjatë ditëve në vijim.
Datat e fluturimeve
Në datën 06.10, ora 14:35 – rreth 75 persona
Në datën 07:10, ora 14:10 – rreth 140 persona
Në datën 08:10, ora 13:45 – rreth 80 persona
Në datën 09.10, ora 13:40 – rreth 100 persona
(gazeta-Shqip.com)