39 aplikacione në Apple App Store janë infektuar nga një virus i rrezikshëm (Foto)

E publikuar: 22/09/2015 00:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një virus i rrezikshëm ka prekur dyqanin e aplikacioneve të Apple-it, duke rrezikuar kështu miliona iPhone apo iPad. Kompania ka njoftuar se deri tani të paktën 39 aplikacione në Apple App Store janë infektuar nga ky virus dashakeqës. Pjesë e aplikacioneve janë edhe aplikacioni shumë popullorë për mesazhe, WeChat, si dhe shërbimi për gjetjen e një taksie, Didi Chuxing.

Ky virus i ri infekton aplikacionin pa dijeninë e zhvilluesit e tij. Virusi është quajtur XcodeGhost, meqë është përdorur një version i falsifikuar i softuerit Xcode për të zhvilluar këtë virus dashakeqës.

Virusi XcodeGhost mund të përdoret nga piratët kibernetikë për të ndërhyrë tek informacionet personale të përdoruesve ose tek sistemi lokal.

Një zëdhënëse e Apple deklaroi se aplikacionet e krijuara përmes softuerit të falsifikuar XcodeGhost, është hequr tashmë nga App Store.

“Ne po punojmë me specialistët për t’u siguruar që klientët po përdorin versionin e duhur të Xcode për të rindërtuar aplikacionet e tyre”, deklaroi Christine Monaghan.

Apple App Store