Kushtet jo të favorshme atmosferike kanë bërë që në Aeroportin e Prishtinës brenda dy ditësh të anulohen mbi 40 fluturime.
Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara ka thënë se gjatë ditës së sotme janë anuluar deri tani 4 fluturime, pasi dukshmëria ka qenë nën 50 metra dhe ka qenë i pamundur fluturimi.
Ajo bërë të ditur se dje ishin 38 fluturime të anuluara.
“38 fluturime janë anuluar ditën e djeshme. Nga to disa janë divertuar në aeroportet fqinje. Sot janë anuluar 4 fluturime deri më tani. Dukshmëria ka qenë nën 50 metra, prandaj është pamundësuar realizimi i fluturimeve”, ka thënë Gara.