
foto: ilustrim
37 aksidente janë raportuar gjatë ditës se sotme për vetëm 2 orë e 30 minuta.
Prej orës 7:00 deri në orën 9:30 të mëngjesit 37 aksidente kanë ndodhur në Prishtinë dhe në rrethinë.
Lajmin për aksidentet e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj.
“Në Drejtorinë Rajonale të Prishtinë janë raportuar 37 aksidente trafiku”, tha Ahmeti- Haziraj.
Sipas Ahmetit, 26 aksidente që janë raportuar kanë qenë me dëme materiale, ndërsa 8 aksidente me lëndime të lehta trupore./kallxo.com/
















