366 kontejnerë të rinj në Prishtinë, priten edhe mbi 1 mijë të tjerë

E publikuar: 30/03/2024 19:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

366 kontejnerë të rinj do të vendosen së shpejti në zona të ndryshme të kryeqytetit. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Prishtinës përmes një postimi sot në Facebook.

Drejtoria e Shërbimeve Publike po ashtu ka bërë të ditur se brenda muajit prill do të shtohen edhe mbi 1.000 kontejnerë të tjerë.

Komuna e Prishtinës në nëntor 2022 kishte marrë vendim për vendosjen e 1.400 kontejnerëve të rinj në kryeqytet për t’i zëvendësuar ata aktualë me një tjetër model të ri.