
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump / Foto FB-WH
Në njëvjetorin e inaugurimit si President i ShBA’së, Shtëpia e Bardhë ka bërë një përmbledhje të të arriturave të Donald Trump.
Aty listohen “365 fitore”, teksa tek e 147’ta përmendet Kosova.
“Ndërmjetësoi normalizimin e marrëdhënieve] Kosovë-Serbi”, thuhet në njoftimin e publikuar në webfaqen e Shtëpisë së Bardhë.
Këto “fitore”, Trump i prezantoi edhe në konferencën që mbajti me gazetarë. Madje, aty ai Kosovën e Serbinë i listoi tek ato që ai i përshkroi si ndërprerje “e konflikteve” nëpër botë, me ndërmjetësimin e tij si President i SHBA’së.















