36-vjeçarja: Bëj seks me kolegun e punës por ai s’e lë gruan (Foto)

E publikuar: 31/08/2016 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Deidre” është rubrikë mjaftë e njohur e “The Sun” dhe aty njerëzit i shpërndajnë përvojat dhe brengat e tyre, si dhe kërkojnë këshilla nga stafi i “Deidre-s”. Ndër rrëfimet më interesante së fundi në “Deidre”, ka qenë ky i një gruaje 36-vjeçare, e cila bën seks me kolegun e saj të punës, por thotë se, ai nuk e lë gruan e tij të sëmurë për të dhe se e injoron kur është me të.

“gazetaglobale.net” e sjellë për ju rrëfimin e plotë të saj:

“Përshëndetje Deidre,

Unë jam duke e tradhtuar burrin tim me një koleg të punës mirëpo i dashuri im është si dy njerëz të ndryshëm.

Ai është i dashur kur është me mua por kur është me gruan e tij është sikurse unë nuk ekzistoj për të më.

seks-ZYRE-katersh

Ne filluam të bënim seks fshehtazi pas kthimit nga puna një natë së bashku me taksi ku ai kishte propozuar diçka krejt budallaqe dhe unë e kisha pranuar.

Ne kishim shkuar në një hotel dhe kishim bërë seks tërë natën.

Ishte fantastik dhe unë kisha arritur ta bind burrin tim se kisha qenë në shtëpinë e një kolegeje.

Unë jam 36-vjeçare dhe burri im është 35-vjeçar, ndërsa i dashuri 43 vjeçar. Afera jonë seksuale është më shumë se 1 vit.

Nuk kam fëmijë por jam e gatshme ta lë burrin, shtëpinë, edhe punën për të dashurin.

Por i dashuri thotë se nuk mund ta lë gruan e tij pasi që ajo vuan nga skleroza dhe zakonisht shtë e sëmurë. Kur ai është me të ai më injoron mua. Nuk më dërgon SMS, nuk më telefonon, asgjë.

Ai thotë se nuk e do më atë dhe se ajo i është bërë atij sikur një motër, por prapë se prapë nuk e lë atë.

Nuk e di ku qëndroj unë. A është ai duke luajtur me mua?

SEKS-ZYRE-NGACMIM SEKSUALc2fc96

Unë as nuk jam e bindur se gruaja e tij është e sëmurë në të vërtetë.

A do e lë ai atë dhe a më do ai në të vërtetë sikurse më thotë? Burri im ende dëshiron ta ketë një lidhje me mua por tani lidhja jonë është më shumë shoqërore sesa bashkëshortore.

Nuk e di edhe sa mund ta përballoj këtë situatë. Është sikurse jam duke i jetuar dy jeta të ndryshme njëkohësisht”, kishte rrëfyer ajo për stafin e Deidre.

Pas këtij tregimi shumë interesant e të pazakontë, stafi i Deidre i ishte përgjigjur asaj duke i treguar se së shpejti njëri nga ‘burrat e saj’ do e lë atë, dhe se kur e bën kjo do të pendohet për veprimet e saja.

“Vendos çfarë dëshiron të bësh me martesën tënde. Nëse dëshiron të qëndroni bashkë, siç don burri juaj, atëherë vendos çfarë është mirë e çfarë keq. Afroju prapë me të, fillojeni prapë një jetë seksuale dhe kaloni një kohë të mirë.

Nëse nuk dëshiron të qëndrosh e martuar, atëherë ndaju me të dhe gjeje dikë tjetër për ta dashuruar.

Por mos u mbështet në kolegun tënd.

Ai është duke e pasur një aferë, kjo është e gjitha. Ai nuk shfaq ndonjë shenjë që do e lë bashkëshorten e saj. Nëse do kishte dashur ai do e kishte bërë këtë moti”,- kishte qenë përgjigja e Deidre.