Qendra për Studime Universitare (QSU) realizoi me sukses një ushtrim fushor 36-orësh gjatë të cilit kadetët zhvilluan trajnim praktik në operacione mbrojtëse.
Gjatë ushtrimit, FSK ka bërë të ditur se kadetët u angazhuan në një sërë detyrash operative, përfshirë fortifikimin e pozicioneve mbrojtëse, operacione zbulimi dhe mbrojtjen e zonës.
Pjesë e këtij ushtrimi ishin edhe tre kadetë nga Kolegji Mbretëror “Saint-Jean” i Kanadasë, të cilët po vijojnë studimet në QSU për një semestër.
“Ky aktivitet shërbeu për rritjen e gatishmërisë profesionale dhe përmirësimin e aftësive taktike të kadetëve, duke dëshmuar përkushtimin e QSU-së në përgatitjen cilësore të kuadrove të ardhshme”, thuhet në njoftim.


















