Më shumë se 350 punonjës të policisë i janë vënë në ndjekje 20 vjeçarit Sokol Mjacaj, i dyshuari krysor për vrasjen e dy turistëve çekë.
Forcat e rendit e kanë rrethuar gjithë zonën e Grudës, shkruan Gazeta Tema, transmeton Klan Kosova.
Mendohet që arrestimi i tij është çështje kohe, ndërkaq policia u ka bërë thirrje banorëve të zonës që të mos ndihmojnë me strehim.