Ministri i Jashtem i Hungarise, Peter Szijjártó, tha se diku 35 milion refugjate jane nis drejt Europe, dhe ky asht shkaku pse Hungaria ka nis ndertimin e nji muri te dyte ne kufi.
Zoti Szijjártó i tha Hungarian Times se kjo dyndje e refugjateve drejt Europe ka me zgjate me vjet. “Na po e rrejme veten tue e quejt krize migrimi, sepse ajo qe po ndodhe asht migrim masiv i popujve”.
“Nuk kisha me e quejt egzagjerim nese analizat na thone se 30-35 milion njerez kane me u ba refugjate”, tha ai.
Hungaria e ka ndertue nji mur ne kufinin e vet me Serbine, dhe ka fillue tash ndertimin e murit te dyte ne kufi me Kroacine i cili ka me qene i gjate 42 kilometra. (Burimi: Express, Londer)