35 aksidente trafiku brenda ditës

E publikuar: 22/06/2020 11:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 35 aksidente trafiku.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë së dielës në vend kanë ndodhur 35 aksidente trafiku.

Sipas njoftimit, 16 aksidente kanë qenë me të lënduar kurse 19 me dëme materiale.

Po ashtu gjatë së dielës në tërë Kosovën, policia përkatësisht Njësiti i Trafikut Rrugor ka shqiptuar gjithsej 972 tiketa për shkelje të rregullave të ndryshme në trafik./FrontOnline/