Policia e Kosovës ka vendosur t’i hyjë dimrit e përgatitur mirë. Përmes një tenderi me vlerë rreth 333 mijë euro, që nuk ka të bëjë me armë, vetura të reja apo pajisje taktike, por me një “arsenal” të ri që duket se i mungonte uniformës së policëve pizhamë dimri dhe çorape, standarde dhe termike.
Shteti përveç sigurisë publike, tani po kujdeset që zyrtarët e Policisë të mos i zërë i ftohti në patrullë, e as në pushim.
Sipas specifikimeve, policia kërkon 13 mijë e 200 palë pizhamë për meshkuj dhe 4 mijë për femra. Të gjitha do të jenë ngjyrë teget, njëngjyrëshe, pa dizajn. Pizhamet kërkohen me përbërje nga 75% deri 90% pambuk, me mëngë të gjata, këmbë të ngushta, elastik të gjerë në bel dhe qepje profesionale.

ë listë janë edhe 39 mijë palë çorape standarde, të gjitha teget, unisex, dhe me madhësi që përfshijnë thuajse çdo policë.
Po ashtu 2 mijë e 400 palë çorape termike, me përbërje prej polipropoleni, polyamidi, leshi dhe pak elastan.
Afati i dorëzimit është 45 ditë kalendarike, dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, efektivët këtë dimër do të jenë të pajisur jo vetëm me mburoja, por edhe me rehatinë e domosdoshme.
Policia e Kosoves, Njoftim per tender (Dokument)

















