Në Infektive aktualisht janë të shtrirë 82 pacientë, prej tyre 72 pacientë janë të sëmurë më virusin korona.
“Gjithsej 31 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 4 raste në gjendje më të rënduar janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, 2 prej tyre janë në gjendje kritike”, thuhet në njoftimin e Klinikës.
Siç është njoftuar edhe njoftimin paraprak, sot në Repartin e Mjekimit Intensiv ka ndërruar jetë pacienti A. G. 80 vjeçar nga Prishtina, i cili përpos infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Klinika është në në pritje të rezultateve për 8 raste si dhe nga klinika lirohen 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ në testimet për Covid 19. /


















