Hapet vrimë në mes të urës në Shtrubullovë, rrezikohen udhëtarët (VIDEO)

E publikuar: 03/06/2018 20:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një gropë është hapur rishtazi në asfaltin e urës së fshatit Shtrubullovë të Drenasit.

Kjo për banorët po paraqet rrezik, andaj janë vendosur  disa shenja që të mos kalohet afër, njofton Klan Kosova.

Ura supozohet se shpejt mund edhe të shembet tërësisht, derisa nëpër të kalojnë edhe makina të rënda.

E ka nga banorët që besojnë se qysh para rreth dhjetë viteve, kur u rregullua asfalti këndej pari, nuk ishte punuar mirë.