Blyta për elitën politike të vendit: Njeriu që s’ka turp, ka defekte të personalitetit (Video)

E publikuar: 25/05/2018 22:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Specialisti i neuropsikiatërisë Afrim Blyta është i ftuar në emisionin Tête-à-Tête me Berat Buzhalën në T7.

Neuropsikiatri Afrim Blyta ka folur për problemet shëndetësore nga të cilat mund të vuajë elita politike në vend. Sipas tij, ai që nuk ka turp patjetër që ka defekte të personalitetit.

“Unë mendoj që një person nëse nuk ka turp, nëse nuk skuqet, nuk ka ndërgjegje. Nëse nuk ka ndërgjegje nuk ekziston një strukturë shumë e rëndësishme e personalitetit që quhet superego. Superego është ai polici, gjykatësi që e kemi brenda vetës i cili nuk të lejon me vepru ose me e bo diçka që nuk bëhet, i cili të nxit me bo diçka që duhet me e bo. Por në momentin kur një gjë të tillë nuk e ke, nuk e ke ndjenjën e fajit, nuk e ke ndjenjën e turpit ki jetë defektuoz atëherë flasim për diçka që quhet psikopatologji.   Njeriu i cili nuk ka turp edhe nuk skuqet ka defekte në personalitetin e tij dhe nëse ka defekte në personalitetin e tij atëherë ai është objekt i studimit të psikopatologjisë ‘, shpjegoi Blyta.