3000 qytetarë të Shtërpcës – kolektivisht anëtarësohen në partinë e Vuçiqit

E publikuar: 16/09/2015 11:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i komunës së Shtërpcës në Kosovë ka thënë se 3000 qytetarë të këtij vendi janë anëtarësuar në partinë SNS (Srpska napredna stranka – Partia përparimtare serbe) për shkak të politikës serioze të kryetarit të Qeverisë dhe të punës serioze në terren të Marko Gjuriqit.

“Kemi vendosur, pas analizës disa mujore, të kalojmë në radhët e SNS-së. Mendojmë se projektet tona ekonomike duhet te realizohen deri në fund të vitit 2017. Ato do të realizohen më lehtë me ndihmën e shtetit të Serbisë”, ka thënë për gazetën e Beogradit “Politika” Bratislav Nikoliq, transmeton Koha.net.

Ai ka sqaruar se këta qytetarë para një viti kishin braktisur Partinë liberale serbe të Slobodan Petroviqit dhe se nuk kanë qenë në asnjë parti.

“Dëshirojmë të kalojmë në SNS pasi që Vuçiq po merret me problemet konkrete të qytetarëve, ka pasur bisedime të vështira në Bruksel dhe e ka siguruar formimin e Asociacionit të Komunave serbe. Marko Gjuriq, si drejtor i Zyrës për Kosovës ka bashkuar të gjithë serbët në një listë dhe ka mundësuar që serbët të jenë tërësi e vetme dhe kompakte politike”, ka thënë Nikoliq.

Në Shtëpinë e Kulturës “Sveti Sava” në Shtërpce dje është mbajtur tribuna publike e Srpska napredna stranke-s (SNS) në të cilën 3.000 qytetarë nga komunë e Kosovës janë anëtarësuar në SNS.

Anëtari i Kryesisë së kësaj partie Marko Gjuriq me këtë rast ka thënë se 3000 “njerëz të fuqishëm, trima, luftarakë, të drejtë ia janë bashkuar familjes sonë” dhe ka shtuar se ka ardhur koha që në Kosovë çdo gjë që frymon serbisht të vihet nën një flamur dhe ai është flamuri i SNS- së.