3000 mijë studentë të “Universumit” kalojnë në Vala – bëhen pjesë e Tripit

24.07.2015 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
3000 mijë studentë të “Universumit” kalojnë në Vala –  bëhen pjesë e Tripit

Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa dhe Drejtori Ekzekutiv i Kolegjit “Universum”, Alejtin Berisha, nënshkruan marrëveshje, e cila parasheh që 1500 studentë të këtij kolegji nga sot të përfshihen në rrjetin e Vala-s apo të jenë pjesë e pakos n’Trip, ndërsa deri në fund të vitit nga ky kolegj n’Tripa ta valës do të përfshihen 3 mijë studentë.

1500 studentët e kolegjit universitar “Universum”, që nga sot, kanë hyrë kolektivisht në pakon e re të operatorit publik Vala, n’Trip, pako e cila përmbledh komunitetin e të rinjëve deri në 27 vjeç, ndërsa deri në fund të vitit numri i tyre do të shkojë deri në 3000 studentë.

Bashkëngjitja e tyre në pakon e re të Vala-s, e cila tani ka arritur në shifrën prej 25 mijë anëtarëve, u bë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Drejtorit Menaxhues të Vala-s, Agron Mustafa dhe Drejtorit Ekzekutiv të kolegjit “Universum”, Alejtin Berisha.

Pakoja n’Trip, kushton 3 euro dhe përfshin 2 gigabajt internet të shpejtë 3G dhe 4G, biseda pakufij në grup dhe 500 SMS.

“Kthimi në Vala po vazhdon. Sot nënshkruam me kolegjin “Universium”, marrëveshje kjo për kthimin apo kalimin e 1500 studentëve që aktualisht studiojnë në “Universium” në pakon e re dhe atraktive të Vala-s, e cila quhet n’Trip. Deri në fund të vitit numri i studentëve do të shkojë në 3 mijë, gjë që paraqet një marrëveshje të mirë për Vala-n. Është një gjë e madhe për neve, sepse dëshmon se puna jonë e përkushtuar për ringritjen e Vala-s është kuptuar seriozisht nga të gjitha kategoritë shoqërore dhe institucionet”, bëri të ditur Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa.

Sipas tij, përzgjedhja e Vala-s nga kolegji “Universum”, tregon se operatori publik ka ofertën më të mirë, më cilësoren dhe njëkohësisht më të lirën.

“Slloganit tonë që i parapriu fushatës ‘Të Gjithë po Kthehen’ i përshtatet kalimi i 3 mijë studentëve si pjesë e pakos n’Trip. Vala nuk do të ndalet deri në rikthimin e pjesës më të madhe të institucioneve, bizneseve dhe qytetarëvë. Jemi më të mirët dhe më të lirët dhe ky mesazh duhet të arrijë në veshin e secilit qytetar…e secilit konsumator”, tha më tutje Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa, duke shtuar se bashkëpunimi me Kolegjin “Universum”, nuk do të ndalet vetëm me këtë marrëveshje, por do të ketë risi edhe në fusha të tjera.

Drejtori Ekzekutiv i Kolegjit “Universum” theksoi se vendimi për t’iu bashkuar pakos së Vala-s n’Trip, ishte i mirëseardhur, pasi që paraqet ofertën më të mirë në treg.

“Është kënaqësi që së bashku me 1500 studentë që nga dita e sotme dhe 3 mijë deri në fund të vitit, t’i bashkohemi komunitetit të të rinjëve që aderojnë n’Trip. Kjo do të mundësojë komunikim më të mirë mes vete, përmes bisedave dhe internetit kualitativ që ofron Vala. E përgëzoj Drejtorin Menaxhues të Vala-s, Agron Mustafën dhe menaxhmentin për punën e madhe që janë duke bërë”, pohoi Drejtori Ekzekutiv i Kolegjit “Universum”, Alejtin Berisha.

Ai nënvizoi poashtu se bashkëpunimi me Vala do të vazhdojë për shkak se “Universum” është lider në fushën e inovacioneve në sektorin e arsimit universitar.

“E kemi parë të arsyeshme që ta bashkohemi me Vala-n, që është lidere, sikurse ne që jemi në inovacione. Bashkëpunimi erdhi fare natyrshëm dhe ai nuk do të ndalet. Misionin e përbashkët që kemi për zhvillimin e vendit do ta avancojmë në fushën e shkëmbimit të informatave dhe inovacioneve të reja”, theksoi Berisha.

Operatori Publik Vala, ka lansuar fushatën me slloganin “Të gjithë po kthehen”, e cila ka për qëllim kthimin e pjesës më të madhe të institucioneve në shërbimet e Vala-s. Brenda një kohe të shkurtër në Vala janë kthyer, KEK-u, Aeroporti i Prishtinës, Trepça, Banka Qendrore e Kosovës, Forcat e Sigurisë së Kosovës, institucione universitare e publike, etj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

Më thuaj çfarë ‘smartphone’ përdor, të të them se kush je

Më thuaj çfarë ‘smartphone’ përdor, të të them se kush je

Besoni se keni fshirë historinë tuaj nga Google?

Besoni se keni fshirë historinë tuaj nga Google?

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

Këto 11 gabime nuk duhet t’i bëni asnjëherë në iPhone

Këto 11 gabime nuk duhet t’i bëni asnjëherë në iPhone

Brennan: Sulmet e hakerëve rusë janë kërcënim për SHBA-të

Brennan: Sulmet e hakerëve rusë janë kërcënim për SHBA-të

Dronët “taxi”, mund të bëhen realitet shumë shpejt (Foto)

Dronët “taxi”, mund të bëhen realitet shumë shpejt (Foto)