Qeveria në mbledhjen e saj të rregullt ka paraparë 87 projektligje për vitin 2016 që t’i paraqesë në programin legjislativ për këtë vit.
Sipas zëvendëskryeministrit, Kujtim Shala ende të gjitha projektligjet nuk janë hartuara andaj edhe nuk dihet kostoja e tyre, transmeton KosovaPress.
Për këtë Shala ka kërkuar që kostot ekonomike të jenë sa më të vogla dhe të ketë kujdes me shpenzimet në mënyrë që të mos bëhen shpenzime përtej planifikimeve.
Qeveria ne mbledhjen e saj po ashtu ka vendosur që anëtarë i bordit ndërmarrjes Publike Kompania Rajonale Radoniqi të jetë Isuf Asllani.
E për Këshillin Gjyqësor të Kosovës u vendos të ndahen mjete për të gjithë gjyqtarët që merren me krime të rënda në vlerë prej 300 eurove, të cilat do të ndahen si stimulim për punën e tyre.