Kur hapi profilin e saj në Facebook në 2008-n, Jemma Rogers, sot 30 vjeç, (si shumë të tjerë) vendosi të ndryshonte pak identitetin e vet, duke dashur t’u shmanget ftesave të padëshiruara të miqësisë.
Pa u menduar gjatë, 30 vjeçarja asokohe do të regjistrohej me emrin Jemmaroid Von Laalaa, pa e ditur dhe pa e menduar që 7 vite më vonë, rrethanat do ta “detyronin” që ky emër të bëhej identiteti i saj i ri.
Pak kohë më parë, Facebook i kërkoi Jemma-s të provonte identitetin që kishte në rrjetin social, përndryshe do ta mbyllte. Sot Jemma rrëfen se u përpoq përmes Photoshop-it të manipulonte kartat e saj të identitetit, por sërish nuk bindi administratorët e Facebook, të cilët një ditë më vonë i mbyllën llogarinë.
Për shkak të lidhjeve që kishte krijuar në profilin 8-vjeçar, që 30-vjeçarja nuk donte t’i humbte, ajo zgjodhi zgjidhjen e vetme; të ndryshonte identitetin e vërtetë duke marrë si identitet të ri, atë që 8 vite më parë e ngriti si shaka.
U tha, u bë! 30-vjeçarja aplikoi për të marrë emrin e ri dhe pas përfundimit të procedurave sot quhet Jemmaroid Von Laalaa, që i ka nisur një mori provash Facebook për t’i vërtetuar se është ajo, duke marrë për momentin vetëm një mesazh të automatizuar që i thotë se “kërkesa e saj po procedohet”.