30 vitet e Keira Knightley

E publikuar: 26/03/2015 19:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktorja angleze Keira Knightley mbush 30 vjeç. E teksa është në pritje të fëmijës së parë, ajo vetëm rikonfirmon se është një divë antikomformiste.

“Njerëzit veshin rroba të zgjedhura kur janë shtatëzënë, por unë nuk jam dakord. Nuk do ta bëj kurrë këtë, preferoj rehatin”, tha Keira mbrëmjen e Screen Actors Guild Awards, ku nuk kishte hequr dorë nga takat e larta.


30-vjeçarja u apasionua që e vogël pas aktrimit, duke debutuar në moshë të njomë në disa seriale televizive dhe në moshën 14-vjeçare zgjidhet nga regjisori George Lucas për rolin e Sabe, në episodin e parë të sagës “Star Wars”.

Fama ndërkombëtare i erdhi në vitin 2002 me filmin kampion të arkëtimeve “Bend it like Beckham”. Menjëherë më pas vjen hyrja në Hollivud.

Në vitin 2003 Keira është Elizabeth Swann në episodin e parë të sagës “Piratët e Karaibeve”, përkrah Johnny Depp dhe Orlando Bloom, personazh që do ta interpretojë edhe dy herë të tjera.
/ Top Channel