
Deputetit të “Vetëvendosjes” Albin Kurti i është caktuar paraburgimi prej një muaji nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Hedije Ademi. avokatja e Kurtit sipas detyrës zyrtare
Kurti u arrestua sot në selinë e “Vetëvendosjes”, pas manifestimit opozitar në Sheshin “Zahir Pajaziti” ku mbajti fjalim.
Ai po kërkohej nga policia me urdhër-arrest të gjykatës për rolin që kishte në hedhjen e gazit lotsjellës në njërën nga seancat e Kuvendit të Kosovës.
Pas dërgimit të tij në Pallatin e Drejtësisë u mbajt seanca për caktimin e masës së sigurisë, ndërsa prokurorja Fikrije Krasniqi- Fejzullahu kërkoi paraburgim për Kurtin.
Po nën dyshimet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, paraburgimi i është caktuar edhe deputetes së AAK-së Donika Kadaj-Bujupit më 18 nëntor.