‘30 ditë mrena‘- e nxjerrin Mentor Shukin jashtë!

E publikuar: 05/11/2017 07:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ditë para zgjedhjeve lokale ne Kosovë, përmes kësaj komedie, Shuki kishte zgjedhur që përvec tregimit të errët të jetës së tij, të flas edhe për kulturën e internetit, mediave sociale dhe angazhimin shoqëror të kosovarëve në platformat e reja mediale. Vrojtim ky poaq i errët sa historia e tij me varshmërinë dhe organet e rendit.

Për Mentor Shukin kjo nuk është stand-up komedia e parë para publikut të Prishtinës. Ai performon në Hamam Jazz Bar qe dy vjet, kurse e fundit para kësaj, ishte ajo një ditë para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të njejtën ai planifikon ta rikontekstualizoj dhe performoj edhe në hapsira tjera, sidomos aty ku pjesëmarrja e të rinjëve është po aq e madhe sa nevoja të flitet për varshmëritë dhe rrezikun si pasojë e tyre.

Kjo paraqitje briliante e Shukit, vie pas një pushimi disa-mujor medial të tij. Mentor Shuki në tri vjetet e fundit ka qenë autor dhe prezentues në emisionin e tij Me Shukin, transmetuar në platforma te ndryshme televizive përmes Gazetës Express si prodhues i emisionit.

Për ta parë komedinë e fundit dhe pjesë nga komeditë tjera, klikoni dhe abonohuni në këtë  link.

*Kujdes! Ky kanal, si të gjitha kanalet tjera të Shukit, përmban material eksplicit dhe gjuhe te papershtatshme për njerëz  nën moshën 16 vjecare.